Rreth nesh
Misioni Ynë
Në Deep Dive Forensics, jemi të përkushtuar të veprojmë ndryshe duke iu përmbajtur standardeve ISO 19027, duke përdorur teknologjinë më të fundit për të zbuluar të dhëna që të tjerët nuk mund t’i kapin dhe duke kryer analiza të thella e të plota mbi të dhënat e nxjerra. Me mbi 25 vite përvojë në fushën e analizës digjitale, kemi qenë pionierë dhe mbetemi liderë në këtë fushë. Ne ndjekim standardet ndërkombëtare për të siguruar që puna jonë të jetë e saktë, e plotë dhe ligjërisht e vlefshme. Misioni ynë është të ofrojmë rezultate të besueshme, duke ruajtur standardet më të larta të integritetit.
Shërbimet Tona
Deep Dive ështe e specializuar në zhbllokimin dhe nxjerrjen e të dhënave të shumta nga pajisjet mobile. Ne bëjmë atë që të tjerët nuk mund ta bëjnë. Pajisjet mund të gjenden në gjendje ose kushte të ndryshme. Ekspertët tanë të forensikës përdorin teknika të specializuara për të rikuperuar sa më shumë të dhëna të jetë e mundur. Ne punojmë me pajisje të ndryshme, nga telefonat celularë te kompjuterët, përfshirë ruajtjet e të dhënave në cloud, duke siguruar që çdo provë e mundshme të ruhet.
Mësoni më shumë rreth teknikave tona specifike në faqen tonë Shërbimeve.
Vlerat Themelore
Në Deep Dive Forensics, integriteti, saktësia dhe përgjegjësia janë themeli i gjithçkaje që bëjmë. Puna jonë kryhet sipas standardeve të rrepta ISO 19027, duke siguruar që çdo provë të trajtohet me kujdesin maksimal. Ne operojmë në një mjedis të kontrolluar, ku të gjithë softuerët dhe pajisjet tona testohen dhe validohen rregullisht. Ky përkushtim për ndjekjen e procedurave të rrepta siguron nivelin më të lartë të besueshmërisë në çdo hetim.
Për më tepër, e gjithë puna kryhet në Faraday për të parandaluar ndërhyrjet e jashtme dhe për të mbrojtur provat nga fshirja në distancë ose manipulimi. Proceset tona forensike janë të ndërtuara mbi transparencën dhe profesionalizmin, duke siguruar që të gjitha të dhënat që zbulojmë të jenë të sakta, të pandryshuara dhe të pranueshme në gjykatë. Ne krenohemi me ruajtjen e standardeve më të larta të sigurisë, konfidencialitetit dhe sjelljes etike.
Pse të zgjidhni Deep Dive Forensics?
Përsosmëri: Jemi të përkushtuar të ndjekim procedura rigoroze që përputhen me standardet globale. Proceset tona të analizës digjitale janë në përputhje me ISO 19027, duke siguruar nivelin më të lartë të saktësisë dhe besueshmërisë. Garantojmë që provat që zbulojmë t’i rezistojnë shqyrtimit ligjor, duke ofruar mbështetje vendimtare për çështjet ligjore.
Teknologji e Avancuar: Duke përdorur mjetet dhe teknikat më të fundit forensike, ne sigurojmë që çdo hetim të jetë i plotë dhe efikas. Qoftë për zhbllokimin e të dhënave nga pajisjet më të sigurta mobile ose për të rikuperuar të dhëna të bazuara në cloud, ne përdorim pajisje të teknologjisë së avancuar për të ofruar rezultatet më të mira të mundshme.
Dëshmi Ekspertësh: Ekspertët tanë të certifikuar janë të gatshëm për të ofruar dëshmi të qarta dhe të detajuara në gjykatë, duke paraqitur gjetje digjitale komplekse në mënyrë të kuptueshme. Ne mbështesim ekipet ligjore me raporte forensike të ndërtuara mbi metoda të besueshme dhe transparente.
Përkushtimi ndaj së Vërtetës
Në Deep Dive Forensics, përkushtimi ynë ndaj së vërtetës shkon përtej rikuperimit të thjeshtë të të dhënave—është fjala për zbulimin e fakteve dhe zbardhjen e historisë së plotë pas provave digjitale. Çdo hetim që kryejmë është udhëhequr nga misioni ynë për të ofruar rezultate të qarta e të sakta, që mbështesin drejtësinë. E dimë që provat digjitale mund të përcaktojnë fatin e një çështjeje, dhe për këtë arsye jemi të përkushtuar për të siguruar të dhënat më të besueshme të mundshme.
Ekspertët tanë forensikë sigurojnë që asnjë detaj të mos mbetet pa u vënë re, ndërsa mjetet tona të avancuara na lejojnë të rikuperojmë të dhëna që të tjerët nuk mund t’i aksesojnë. Qoftë duke zbllokuar një pajisje apo duke kryer analiza të thella, fokusohemi në ruajtjen e integritetit të provave. Duke ndjekur procedura të rrepta dhe duke përdorur teknologji të përparuar, ofrojmë rezultate që janë të besueshme, të qëndrueshme dhe që i rezistojnë shqyrtimit të hollësishëm ligjor.
Qëllimi ynë është të nxjerrim në dritë të vërtetën në çdo rast që trajtojmë. Përmes analizave të imta dhe trajtimit të kujdesshëm të çdo prove digjitale, ne ndihmojmë hetuesit, profesionistët ligjorë dhe klientët korporativë të zbulojnë faktet që kanë më shumë rëndësi. Ky përkushtim ndaj së vërtetës është thelbi i çdo gjëje që bëjmë dhe na shtyn të ofrojmë shërbime forensike të pakrahasueshme.