Shërbime
Çfarë bëjmë ne
Në Deep Dive Forensics, jemi të specializuar në zbardhjen e së vërtetës pas provave digjitale. Ne ndjekim standardet ndërkombëtare (ISO 19027), duke siguruar që çdo hap i procesit të kryhet me saktësi, konfidencialitet dhe integritet. Me 25 vite përvojë, jemi të përkushtuar të ngremë standardet në analizën digjitale, duke përdorur teknologjitë më të fundit për të zbuluar të dhëna që më parë ishin të paarritshme.
Shërbimet
Pse të zgjidhni Deep Dive Forensics?
Në Deep Dive Forensics, ne ndjekim standardet ISO, duke kryer të gjithë punën brenda një mjedisi Faraday për të bllokuar të gjitha sinjalet hyrëse të radios që mund të çojnë në humbje ose ndryshim të të dhënave. Duke operuar një laborator lokal këtu në Tiranë, ofrojmë shërbime të menjëhershme për zhbllokimin e të dhënave, duke reduktuar kohën dhe kostot e lidhura me zgjidhjet jashtë vendit. Ne përdorim software të licencuar, dhe softueri dhe hardueri i nënshtrohen validimeve periodike në përputhje me programin tonë të kontrollit të cilësisë. Ne kemi ekspertizën për të rikuperuar të dhëna aty ku të tjerët nuk munden. Duke përdorur shërbimet tona, ju mund të kurseni kohë dhe kosto, duke rritur njëkohësisht gjasat për rikuperim të suksesshëm të të dhënave.
Keni ende pyetje? Vizitoni FAQ-në tonë ose Kontaktoni me ne për të mësuar se si mund t’ju ndihmojmë me nevojat tuaja specifike forensike.